“Isha me bashkëshorten…” – Zbulohet dëshmia e deputetit të PD-së që i vendosën tritol tek banesa
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë orës 00:55 në Kamëz, ku është vënë tritol në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Shpërthimi solli vetëm dëme materiale, fatmirësisht nuk pati të lënduar. Lënda e vendosur ka qenë rreth 50 gram artizanale. Sipas asaj që raportohet, demokrati Mziu, para hetuesve ka deklaruar se nuk…

Lajme
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë orës 00:55 në Kamëz, ku është vënë tritol në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.
Shpërthimi solli vetëm dëme materiale, fatmirësisht nuk pati të lënduar. Lënda e vendosur ka qenë rreth 50 gram artizanale.
Sipas asaj që raportohet, demokrati Mziu, para hetuesve ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe nuk e di se kush mund të jetë autori/autorët e kësaj ngjarjeje.
“Isha me bashkëshorten në banesë në momentin e ngjarjes. Nuk kam konflikte me njeri, nuk e di se kush mund të jetë autori/autorët e kësaj ngjarjeje“, ka dëshmuar Mziu, raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.