Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Pesë raste të dhunës në familje u raportuan brenda 24 orëve. Të gjitha këto raste u raportuan nga qytete të ndryshme. Një rast u raportua në Podujevë, ku viktima ishte gruaja, një tjetër në Gjilan ku viktima ishte babai. Një rast tjetër u raportua në Suharekë ku e sulmuar fizikisht ishte gruaja, kurse në Gjakovë…

Lajme

19/09/2025 09:03

Pesë raste të dhunës në familje u raportuan brenda 24 orëve.

Të gjitha këto raste u raportuan nga qytete të ndryshme.

Një rast u raportua në Podujevë, ku viktima ishte gruaja, një tjetër në Gjilan ku viktima ishte babai.

Një rast tjetër u raportua në Suharekë ku e sulmuar fizikisht ishte gruaja, kurse në Gjakovë i dyshuari sulmoi gruan dhe vajzën e tij.

Po ashtu një rast tjetër në Gjakovë ishte për dhunë në familje.

DHUNË NË FAMILJE

Podujevë 15.09.2025 – 13:30. Me 18.09.2025 është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se me datën e cekur ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës bashkëshortes së tij dhe po ashtu dyshohet se e ka detyruar viktimën të largohet nga shtëpia. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 17.09.2025 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Suharekë 18.09.2025 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 17.09.2025 – 19:00. Me 18.09.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se me datën e cekur në gjendje të dehur ka fyer dhe sulmuar fizikisht viktimat  bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur. Viktimat kanë refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raport shtesë:

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë  16.09.2025 – 09:30. Lidhur me rastin me 18.09.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje