Yolanda Hadid përshkruan vuajtjet e Bellas nga sëmundja Lyme: Do të vazhdojmë të luftojmë së bashku
Yolanda Hadid ka përshkruar në detaje vuajtjet që po kalon vajza e saj, Bella Hadid, gjatë trajtimit të sëmundjes Lyme. Konkretisht, Hadid ndau një seri fotosh me Bellan në Instagram dhe foli sinqerisht për dhimbjen që ka vuajtur vajza e saj kohët e fundit. “Paaftësia e padukshme e sëmundjes kronike Lyme është e vështirë për…

ShowBiz
Yolanda Hadid ka përshkruar në detaje vuajtjet që po kalon vajza e saj, Bella Hadid, gjatë trajtimit të sëmundjes Lyme.
Konkretisht, Hadid ndau një seri fotosh me Bellan në Instagram dhe foli sinqerisht për dhimbjen që ka vuajtur vajza e saj kohët e fundit.
“Paaftësia e padukshme e sëmundjes kronike Lyme është e vështirë për t’u shpjeguar dhe kuptuar. Dhimbja ime nuk mund të krahasohet me mënyrën se si po vuan vajza ime”, tha tutje.
Ajo e quajti vajzën e saj një luftëtare që duroi gjithçka gjatë një periudhe të vështirë.
“Për Bellitën time të bukur: Je e paepur dhe e guximshme. Asnjë fëmijë nuk duhet të vuajë në trupin e tij nga një sëmundje kronike e pashërueshme. E admiroj guximin dhe gatishmërinë tënde për të vazhduar luftën për shëndetin tënd pavarësisht shumë pengesave që ke hasur. Thjesht nuk ka fjalë mjaftueshëm të forta për errësirën, dhimbjen dhe ferrin e panjohur që ke përjetuar nga diagnoza jote. Nuk ke jetuar vërtet, por ke mësuar si të ekzistosh në burgun e trurit tënd të paralizuar”, tha ajo.
“Ti luftove edhe një muaj tjetër trajtimi dhe unë e di që Zoti është i mirë, mrekullitë ndodhin çdo ditë. Kjo sëmundje na ka gjunjëzuar, por ne gjithmonë ngrihemi. Do të vazhdojmë të luftojmë për ditë më të mira së bashku”, shkroi ajo.
Njoftimi i Yolandas erdhi vetëm një ditë pasi Bella ndau foto nga shtrati i saj në spital, duke kërkuar falje për mungesën në jetën publike.
Bella u diagnostikua me sëmundjen Lyme në vitin 2012, njësoj si nëna e saj dhe vëllai i vogël Anwar.
Ajo foli publikisht për herë të parë në vitin 2016.