Rekord i ri: Kosova fiton katër pozita në renditjen e FIFA-s
Fitorja ndaj Suedisë në kualifikimet për botëror vazhdon të sjellë të mira për Kosovën. “Dardanët” kanë fituar 4 pozita të reja në ranglistën e FIFA. Nga vendi i 95-të ku ishin më parë, tani Kosova renditet në pozitën e 91-të. Kjo njëkohësisht është renditja më e mirë ndonjëherë për Kosovën. Poashtu edhe Shqipëria pas rezultateve…
Sport
Fitorja ndaj Suedisë në kualifikimet për botëror vazhdon të sjellë të mira për Kosovën.
“Dardanët” kanë fituar 4 pozita të reja në ranglistën e FIFA.
Nga vendi i 95-të ku ishin më parë, tani Kosova renditet në pozitën e 91-të. Kjo njëkohësisht është renditja më e mirë ndonjëherë për Kosovën.
Poashtu edhe Shqipëria pas rezultateve të mira në shtator është ngritur për dy pozita dhe tani është e 66-ta.