Sot po dëshmon në Speciale, Paul Williams u nderua me Medalje Presidenciale të Meritave gjatë 2024-ës
Paul Williams është dëshmitari i dytë nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi që ka nisur sot deklarimin e tij në Hagë. Juristi Paul Williams është amerikani i dytë me radhë që po dëshmon në Speciale, pro Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Williams është juristi amerikan që më 2024 është nderuar me Medalje Presidenciale të Meritave.…

Lajme
Paul Williams është dëshmitari i dytë nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi që ka nisur sot deklarimin e tij në Hagë.
Juristi Paul Williams është amerikani i dytë me radhë që po dëshmon në Speciale, pro Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Williams është juristi amerikan që më 2024 është nderuar me Medalje Presidenciale të Meritave.
Këtë çmim ai e kishte pranuar nga presidentja Vjosa Osmani.
“Profesori Paul R.Williams mori Medaljen Presidenciale të Meritave të Kosovës për kontributet e tij si këshilltar ligjor i Kosovës gjatë Marrëveshjes së Paqes së Rambujesë”. Ëilliams aktualisht ka nisur dëshminë e tij para trupit gjykues, dhe që në fillim, ai ka treguar se nga kush u ftua të ishte pjesë e delegacionit kosovar gjatë negociatave në Rambuje.
Juristi tregoi se ishte Bujar Bukoshi ai i cili e kishte ftuar në emër të presidentit tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova./Lajmi.net/