Në Hagë lexohet një deklarim i Kurtit- Rubin pyetet pse Demaçi udhëtoi në Lubjanë, thotë s’e nuk e njihte Sylejman Selimin

Ish zv/sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin ka vazhduar sot deklarimin në Gjykatën Speciale në Hagë, në kuadër të rastit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. James Rubin ka vazhduar të dëshmojë se sipas tij Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte strukturë të organizuar siç e kanë ushtritë. Ai tha se kishte më shumë grupe, klane, por…

Lajme

17/09/2025 10:47

Ish zv/sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin ka vazhduar sot deklarimin në Gjykatën Speciale në Hagë, në kuadër të rastit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

James Rubin ka vazhduar të dëshmojë se sipas tij Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte strukturë të organizuar siç e kanë ushtritë.

Ai tha se kishte më shumë grupe, klane, por jo strukturë të mirëfilltë ushtarake.

Edhe sot për të tretën dit më radhë, Rubin iu përgjigj pyetjeve që po i bëhen vazhdimisht.

Avokati mbrojtës, Lluka Misetiq e pyeti për një raportim të 2 marsit 1999, ku flitej për një fletëarrest të lëshuar për Thacin nga Serbia.

“A përputhet kjo me atë që kishit dëgjuar për një fletëarrest kundrejt z. Thaçi nga Serbia?”.

“Po”.

Misetiq më pas publikoi një dokument të cilit iu referuan si raport gazete i 24 shkurt 1999 nga Albin Kurti, asokohe sekretar i Adem Demaçit.

Kurti, aty, citohej të kishte thënë se nisja e delegacionit shqiptar në Rambuje në Francë ishte “gjest i vullnetit të mirë”.

“Titulli është: Asnjë vendim politik pa pëlqimin e Adem Demaçit.- Aty lexon Albin Kurti tha në konferencën për shtyp se Demaçi ka udhëtuar me urgjencë në Lubjanë për të bërë takime të rëndësime të diplomacisë. E dini pse Demaçi, a ke ndonjë ide pse Demaçi kishte udhëtuar më 24 shkurt në Lubjanë për të takuar përfaqësues ndërkombëtarë.(Prokurori…tha se nuk ka takuar kurrë Demaçin?”

“E kuptova se kishte shkuar të të takohej me diplomatët në Slloveni e këtë e kuptova më vonë, pasi pati tani edhe telefonatë me zonjën Albright. Ka shkuar për takime diplomatike”, deklaroi Rubin, transmeton lajmi.net.

“Kurti deklaronte se nisja e delegacionit me 15 anëtarë në Rambuje ka qenë e mirë… shtoi se në këtë gjest UÇK-ja kishte treguar se ishte e gatshme të sakrifikonte diçka vetëm që të gjente një zgjidhje për Kosovën, një shans e përkundër regjimit serb ishte interesuar për një zgjidhje politike”tha Misetiq.

Avokati Mishetiq e pyeti diplomatin amerikan lidhur me atë se anëtarët e UÇK-së në atë delegacionin “nuk e kishin autoritetin për të nënshkruar”.

“Një pjesë e anëtarëve të delegacionit e thanë këtë gjë, është e saktë”,tha Rubin.

“Cilët?”, e pyeti Mishetiq.

“Hashim Thaçi”, u përgjigj ish zyrtari i lartë amerikan.

Rubin u pyet se “Duket se e vetmja figurë që në këtë fazë të paktën nga konferenca e parë në Rambuje që kundërshtonte Rambujen ishte Demaçi apo jo?”

“Nuk e di këtë. E di atë që po lexoj, nuk e di nëse ka qen dikush tjetër”,tha Rubin.

“Jam i interesuar për paragrafin sipër këtij, ku lexon “The Indepedent” raportoi sot se në një ceremoni të shtunën më 6 mars që shënonte përvjetorin e parë të vrasjes së Adem Jasharit nga serbët, shefi i shtabit të UÇK-së Sylejman Selimi se rebelët s’do të pranin kompromis, për një pavarësi të përgjysmuar janë të papranueshme veç nëse ato qojnë në pavarësi të plotë. E dini kush ishte Sylejman Selimi?”

“Nuk mund të them se e dija se kush ishte në atë kohë Sylejman Selimi. As paraardhësi i menjëhershëm të Agim Çekut”, deklaroi Rubin./Lajmi.net/