Arrestohet e dyshuara në Vushtrri, rrahu nënën

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Vushtrri. Policia ka arrestuar të dyshuarën femër, për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar nënën e saj. Po ashtu gjatë arrestimit e dyshuara e ka lënduar një zyrtare policore. Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar trajtim mjekësor. Po ashtu trajtim mjekësor ka pranuar edhe…

Lajme

17/09/2025 09:12

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Vushtrri.

Policia ka arrestuar të dyshuarën femër, për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar nënën e saj.

Po ashtu gjatë arrestimit e dyshuara e ka lënduar një zyrtare policore.

Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar trajtim mjekësor.

Po ashtu trajtim mjekësor ka pranuar edhe zyrtarja policore.

Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/