Zgjerohet rrjeti i transportit urban në Prishtinë, Rama: 30 linja të reja, qasje në çdo lagje e fshat
Nga sot, transporti publik në Prishtinë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi me zgjerimin e rrjetit të linjave urbane në lagje dhe fshatra që më parë nuk kishin qasje në autobusë.Ky transformim i rëndësishëm siguron që çdo 7 minuta të ketë një autobus në dispozicion për të transportuar qytetarët drejt destinacionit të tyre.…

Lajme
Nga sot, transporti publik në Prishtinë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi me zgjerimin e rrjetit të linjave urbane në lagje dhe fshatra që më parë nuk kishin qasje në autobusë.Ky transformim i rëndësishëm siguron që çdo 7 minuta të ketë një autobus në dispozicion për të transportuar qytetarët drejt destinacionit të tyre.
Këto detaje në një konferencë për medie i dha kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili tha se kjo u bë e mundur fal punës 3 vjeçare në reformën e transportit publik urban.
Sipas tij flota e autobusëve u rrit nga 51 autobusë në 172.
“Zgjerimi i rrjetit të transportit publik tash sjell linja në lagjet e Prishtinës ku deri tani nuk ka pas autobusë dhe kjo është një prej pikave kyçe, zonat e kryeqytetit si Taslixhe, Velania, Bledi, Arbëria Sofalia, lagjia Qendresa Nic, Veterniku e Zllatari të gjitha këto prej sot kanë me pas autobusë shërbime të autobusëve në të gjitha këto pjesë të kryeqytetit. Po ashtu, me këtë transformim po i lidhim të gjitha fshatrat në kryeqytet fshatin Marec, Vitia e Mareci, Sicceva, Kolovica, Dyzi, Zllashi, Ballabani, Nisheci, Gllogovica, Llabjani, Busia, Slivova, Llajshevci, Shkabaj, Drenoci, Prugoci pra të gjitha këto tash ndërlidhem me kryeqytetin. Këto janë transformime në kryeqytet që i kemi përmbi 30 linje të ndryshme dhe 172 autobusë e dini që kemi nënshkruar kontratat me sektorin privat prej 51 autobusëve që i ka trafiku urban tash i shtohen 121 të tjerë shtesë, dhe e kemi një sistem të unifikuar me një biletë gjithëditore”, tha ai.
Po ashtu, sot u lansua edhe aplikacioni “Kuleta Digjitale e Prishtinës” ku qytetarët mund t’i blejnë biletat e transportit publik.
E të gjithë qytetarët që e shkarkojnë tani këtë aplikacion, muaji i parë i biletave është falas.
“Kuleta digjitale është një inovacion ku qytetarët sot…qytetarët të cilët e downlodojnë këtë aplikacion edhe e kanë 1 muaj pa pagesë e kanë biletën për 1 muaj pa pagesë i inkurajojë qytetarët që përdorin trafikun urban që ta downlodojnë dhe me këtë e kanë 1 muaj pa pagesë në kryeqytet”, tha ai.
I pari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama teksa vizioi edhe një nga pritoret e autobusëve në kryeqytet theksoi që tashmë frekuencat e lëvizjes së autobusëve janë të sigurta e të shpejta.
“Kemi me pas autobusë të rinj e po ashtu frekuenca të jetë e siguri që çdo 7 minuta të ketë autobusë që i marrin pasagjerët dhe i dërgojnë në destinacionet e tyre. E keni parë që në gjithë kryeqytetin tash i kemi edhe linjat e veçanta për autobusë i kemi shenjëzimi horizontal tash e kemi edhe shenjëzimin vertikal edhe jemi në proces ku po i lusim qytetarët që ngasin makina ta respektojnë linjën që është e posaçme për autobus”, theksoi kreu i Prishtinës./kp