Rubin pyetet për disa raportime për njerëzit e LDK-së dhe për ngjarjen e Qirezit: S’më kujtohet nëse Thaçi ishte në Qirez, apo ngjarja as incidenti

Ekipi i Prokurorëve të Hagës ka vazhduar me parashtrimin e pyetjeve drejtuar ish zv/sekretarit të Shteteve, James Rubin i cili po dëshmon në ekipin e Mbrojtjes se ish-presidentit Hashim Thaçi. Ndër të tjerash ekipi i Prokuroreve paraqiti disa deklarata në të cilat Rubin dëgjohej asokohe duke folur në një video se si oficerët e policisë…

Lajme

16/09/2025 10:41

Ekipi i Prokurorëve të Hagës ka vazhduar me parashtrimin e pyetjeve drejtuar ish zv/sekretarit të Shteteve, James Rubin i cili po dëshmon në ekipin e Mbrojtjes se ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ndër të tjerash ekipi i Prokuroreve paraqiti disa deklarata në të cilat Rubin dëgjohej asokohe duke folur në një video se si oficerët e policisë po zhdukeshin me shpejtësi të erës.

“Po rritej numri i civilëve serbë… viktima të terrorizimit apo revolt legjitime të një populli.Po vriteshin civil serbë me gjakftohtësi, e sigurisht këto janë akte terroriste dhe besojmë se ishin të”,dëgjohet duke thënë Rubin.

Më pas ai pyetet nëse këto ishin fjalët e tij.

“Po”.

Pas kësaj nuk pati kundërshtime dhe video-ja u pranua si provë shtesë.

Prokuroria pyeti gjithashtu Rubin se “sikurse thatë vetë në 98 ambasadori Gelbart e kundërshtoi dhe ishte kundër këtyre vrasjeve që po kryente UÇK-ja. Apo jo?”

“Po”.

“Pak më vonë ju theksuar se SHBA-të u kishin bërë thirrje udhëheqësve të Kosovës që të dënonin vrasjet nga e ashtuquajtura UÇK?”.

“Po , kështu më duket”, deklaroi Rubin.

“Nuk mendoj se e kam thënë në këtë mënyrë, sigurisht disa nga ngjarjet asokohe kanë qenë shumë më pak të qarta se sa i përshkruani ju”-Rubin

“Është deklarata e Albright në Londër 1998- nga zyra e departamentit të Shtetit pra zyra e juaj. Autoritetet në Serbi do përpiqen t’i bëjnë të mjegullta këto veprime duke pretenduar e janë veprime krejt legjitime ndaj një sulmi terrorist. S’mund ta mohojmë se po përballen me këtë sepse s’kemi ndonjë simpati për këtë lëvizje të ashtuquajtur lëvizje për çlirim?”.

“Kjo është shumë e përgjithshme, është përpjekur të theksoj një problem. Nuk i është referuar asnjë akti konkret. Fjalime të tilla përpiqen të japin një panoramë të situatës”, tha Rubin, transmeton lajmi.net.

Me këtë rast pati një ndërhyrje nga gjyqtari i cili iu drejtua dëshmitarit Rubin se “s’po përgjigjeni”.

“Pas kaq vitesh nuk më kujtohet ta ketë thënë këtë”, shtoi Rubin.

Më pas ai u pyet nëse ka ndonjë kundërshtim.

“Jo s’kam asnjë arsye për ta kundërshtuar”, tha ai.

“Kishin arrestuar dy anëtarë të LDK-së në Malishevë-Cen Desku dhe Jakup Kastrati?”

“Nuk më kujtohet kjo pas 27-28 vjetësh”, Rubin.

“Arrestoi dy anëtarë të udhëheqjes së LDK-së, Mahmuti konfirmoi arrestimin dhe se s’është bërë për arsye Cen Desku dhe Jakup Kastrati kishin bashkëpunuar me policinë serbe dhe kishin inkurajuar banorët e zonës të dorëzonin armët. Mahmuti thotë se ishin trajtuar e do të lejoheshin të gjenin një avokat që t’i mbronte në gjykimin që do të vinte. Gjykime të tilla sollën shqetësime për sjelljen e UÇK-së dhe vullnetin për të toleruar partitë e tjera. UÇK-ja duket se ishte e interesuar për një imazh më të mirë ndërkombëtarë e kontroll më të madh”,lexoi prokurori.

“Ma merr mendja që duhet ta kem lexuar dhe ma merr mendja se ky opinion i autorit për UÇK-në duhet të jetë parë prej meje por unë jo domosdoshmëri e kam parë si opinion vendimtar këtë”,Rubin.

“A jeni në dijeni për departamentit e shtetit ku thonë se UCK-ja është përgjegjëse për vrasje, zhdukje, rrëmbime ndalime përfshirë edhe civilët serbë e shqiptarë që dyshoheshin se ishin besnik ndaj qeverisë serbe?”

“Ma merr mendja që po”,Rubin.

Prokuroria tha se raporti përmend edhe tortura nga UÇK-ja.

“Nuk më kujtohet kjo”,deklaroi Rubin.

“S’më kujtohet pas kaq vitesh një raport i tillë por s’kam arsye për të kundërshtuar.. Ma merr mendja që po e besoj atë në atë raport”,shtoi Rubin.

“Përmendet edhe ndalimi i 13 politikanëve shqiptarë në Qirez e ku thuhet se UÇK-ja ka torturuar në vazhdimësi 6 nga këta politikanë- jeni në dijeni të kësaj?”

“Jo nuk më kujtohet një pretendim i tillë”, deklaroi Rubin.

“Se dini që Thaçi të ketë pranuar të ketë qenë i pranishëm në Qirez kur ka ndodhur kjo ngjarje?”

“Nuk më kujtohet as ngjarja as incidenti, as prania apo mos-prania e tij”./Lajmi.net/