James Rubin nis dëshminë e tij në Hagë

Ka nisur dëshmia e dëshmitarit të parë të Mbrojtjes në Speciale, e James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjet kyçe të luftës në Kosovë. Javën e kaluar ai tha se ka shumë për të treguar mbi atë periudhë. Pas…

Lajme

15/09/2025 09:54

Ka nisur dëshmia e dëshmitarit të parë të Mbrojtjes në Speciale, e James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjet kyçe të luftës në Kosovë.

Javën e kaluar ai tha se ka shumë për të treguar mbi atë periudhë.

Pas zhvillimeve procedural në Hagë, Rubin nisi dëshminë e tij si pjesë e dëshmitarëve të mbrojtjes që pritet të paraqiten për të dhënë deklarimet e tyre për UÇK-në dhe ish-krerët e saj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi gjatë viteve ’99./Lajmi.net/