Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e së dielës në një banesë në kryeqytet. Këtë e konfirmoi për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana. Ai tha se hetimet për rastin kanë nisur. “Dje rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Xhavit…

Lajme

15/09/2025 08:43

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e së dielës në një banesë në kryeqytet.

Këtë e konfirmoi për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana. Ai tha se hetimet për rastin kanë nisur.

“Dje rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Xhavit Mitrovica” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes”, tha Pllana.