Gjykimi i madh- vëllezërit e ish-presidentit Thaçi mbërrijnë në Dhomat e Specializuara

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do ta nisë sot dëshminë e tij para Gjykatës Speciale, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së. Seanca pritet të nis në ora 09:00, por transmetimi fillon 45 minuta më vonë. E në këtë seancë të pranishëm do të jenë edhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani si dhe…

Lajme

15/09/2025 08:41

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do ta nisë sot dëshminë e tij para Gjykatës Speciale, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca pritet të nis në ora 09:00, por transmetimi fillon 45 minuta më vonë.

E në këtë seancë të pranishëm do të jenë edhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani si dhe vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Dje, deputeti Hasani i cili sot ndodhet në Hagë, tha se me dëshminë e ish-ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin e cila do të bëhet nesër, ai do të tregoj vullnetin e tij për UÇK-në, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Krasniqin dhe Jakup Krasniqin që ata nuk ka bërë asnjë krim./Lajmi.net/