Protestuesit kalojnë nga ndërtesa e Speciales, Holanda shton forcat e sigurisë
Shqiptarë nga e gjithë bota po bëhen bashkë për të protestuar në Hagë. Nga pamjet që ka dërguar ekipi i KosovaPress që ndodhet atje, protestuesit kanë kaluar edhe pranë ndërtesës së Gjykatës Speciale, për të vazhduar në lokacionin ku është paraparë të mbahet protesta. Aty shihen edhe forca të shtuara të sigurisë të autoriteteve holandeze,…

Lajme
Shqiptarë nga e gjithë bota po bëhen bashkë për të protestuar në Hagë. Nga pamjet që ka dërguar ekipi i KosovaPress që ndodhet atje, protestuesit kanë kaluar edhe pranë ndërtesës së Gjykatës Speciale, për të vazhduar në lokacionin ku është paraparë të mbahet protesta.
Aty shihen edhe forca të shtuara të sigurisë të autoriteteve holandeze, ku po ashtu janë vendosur edhe bllokada nëpër rrugët ku do të kalojnë protestuesit, raporton KosovaPress.
Protesta zyrtarisht do të fillojë në orën 14:00. /Kp