Ofendoi dhe kanosi nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Është arrestuar një burrë në Gjilan, nën dyshimin se ka ofenduar dhe kanosur nënën e tij. Bazuar në të dhënat e Policisë, dyshohet se i njëjti ishte përdorues i lëndëve narkotike. I dyshuari me vendim është dërguar në mbajtje, në Spitalin Psikiatrik nën përkujdesje të policisë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i…

Lajme

14/09/2025 09:50

Është arrestuar një burrë në Gjilan, nën dyshimin se ka ofenduar dhe kanosur nënën e tij.

Bazuar në të dhënat e Policisë, dyshohet se i njëjti ishte përdorues i lëndëve narkotike.

I dyshuari me vendim është dërguar në mbajtje, në Spitalin Psikiatrik nën përkujdesje të policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka ofenduar dhe kanosur nënën e tij viktimën femër kosovare. Pasi që i dyshuari është përdorues i lëndëve narkotike, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, në Spitalin Psikiatrik nën përkujdesje të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.