Theret më thikë një person në Podujevë

Një person është therur me thikë të shtunën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, derisa nuk ka ende të arrestuar lidhur me rastin. “Raportohet se viktima mashkull kosovar është therë me thikë nga të dyshuar të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor.…

Lajme

14/09/2025 09:36

Një person është therur me thikë të shtunën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, derisa nuk ka ende të arrestuar lidhur me rastin.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është therë me thikë nga të dyshuar të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Thika e cila dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.