Martesë mes gëzimit dhe mungesës – Majlinda kurorëzon dashurinë pa babain Fadil Fazliu, i cili mbahet në Hagë

Në një ditë që për shumë vajza është simbol i përqafimit të babait, Majlinda Fazliu e ka festuar dasmën e saj pa mundur ta ketë pranë babain, Fadil Fazliu, i cili vazhdon të mbahet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Në një postim të ngrohtë dhe emocional, vëllai i saj, Fahri Fazliu, ndau gëzimin…

Lajme

13/09/2025 18:50

Në një ditë që për shumë vajza është simbol i përqafimit të babait, Majlinda Fazliu e ka festuar dasmën e saj pa mundur ta ketë pranë babain, Fadil Fazliu, i cili vazhdon të mbahet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Në një postim të ngrohtë dhe emocional, vëllai i saj, Fahri Fazliu, ndau gëzimin e familjes për martesën e Majlindës me Bardhin, duke e përkujtuar njëkohësisht mungesën e babait në këtë ditë të paharrueshme.

“Ti, Majlinda, je e privuar nga përqafimi i tij, sepse ai ndodhet padrejtësisht larg nesh,” shkruan ai, duke theksuar se edhe pse fizikisht i munguar, ai i kishte telefonuar për ta uruar me gjithë zemrën, transmeton lajmi.net.

Familja shprehu shpresën që ditë të tilla të mos festohen më në mungesë, por të ndahen bashkë, në liri. “Ai qëndron si shtylla jonë, si frymëzim i përhershëm me guximin, dinjitetin dhe burrërinë e tij të palëkundur”, thuhet ndër të tjera në mesazh.

“Bardh dhe Majlinda, u trashëgofshi!” – përfundon urimi./lajmi.net/