Pezullimi i dialogut strategjik, kreu i LDK-së ftohet në takim në Ambasadën e SHBA-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, pak kohë  pasi SHBA-ja pezulloi dialogun strategjik me Kosovën. Ai është parë duke hyrë në hapësirat e ambasadës rreth orës 15:00. Pak më parë, kreu i LDK-së reagoi në Facebook duke thënë se “koha të bëhemi bashkë, t’i japim…

Lajme

12/09/2025 15:28

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, pak kohë  pasi SHBA-ja pezulloi dialogun strategjik me Kosovën.

Ai është parë duke hyrë në hapësirat e ambasadës rreth orës 15:00.

Pak më parë, kreu i LDK-së reagoi në Facebook duke thënë se “koha të bëhemi bashkë, t’i japim fund kësaj çmendurie politike”.