Behrami pas pezullimit të dialogut strategjik me SHBA-në: Ditë zie për Kosovën!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar shkurt por fuqishëm pas konfirmimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën. Në një postim të shkurtër në rrjete sociale, Behrami ka përdorur një formulim simbolik për të përshkruar gjendjen aktuale:”Ditë zie për Kosovën!”, transmeton lajmi.net. Deklarata e tij…

Lajme

12/09/2025 14:47

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar shkurt por fuqishëm pas konfirmimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën.

Në një postim të shkurtër në rrjete sociale, Behrami ka përdorur një formulim simbolik për të përshkruar gjendjen aktuale:”Ditë zie për Kosovën!”, transmeton lajmi.net.

Deklarata e tij vjen në një moment kur pezullimi i dialogut strategjik SHBA-Kosovë po cilësohet nga spektri opozitar si një ndër goditjet më të rënda që ka pësuar shteti në arenën ndërkombëtare që nga shpallja e pavarësisë./lajmi.net/