Pezullimi i dialogut, Mustafa: “Albini e ka përkrahjen e Amerikës”, vazhdojnë me rrejt militantat

Ndaj vendimit të Ambasadës amerikane në Kosovë lidhur me pezullimin pa afat për Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, ka reaguar deputeti i LDK-së, Besian Mustafa. Ai ka cituar anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët citohen të kenë thënë: “Albini e ka përkrahjen e Amerikës veç po bohen kishe jo”, derisa shton se ata po…

Lajme

12/09/2025 14:41

Ndaj vendimit të Ambasadës amerikane në Kosovë lidhur me pezullimin pa afat për Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, ka reaguar deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.

Ai ka cituar anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët citohen të kenë thënë: “Albini e ka përkrahjen e Amerikës veç po bohen kishe jo”, derisa shton se ata po gënjejnë.

Ndryshe, ambasada në deklaratën e saj ka thënë se ky vendim vjen si pasojë e veprimeve të qeverisë në detyrë, ku sipas saj, kanë shtuar tensionet dhe pssigurinë dhe duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të bashkëpunuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.

Reagimi i plotë i Besian Mustafës:

“Albini e ka përkrahjen e Amerikës veq po bohen kishe jo” vazhdojnë me rrejt militantat!

Qe tash:

Deklaratë e Ambasadës në Prishtinë mbi Pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën

12 shtator 2025

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e qeverisë kujdestare, të cilat kanë shtuar tensionet dhe pasigurinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të bashkëpunuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.

Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta midis Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet mbi një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si themel për mirëqenien ekonomike të ndërsjellë. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite.

Dialogu strategjik ishte paraparë të forconte lidhjet ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij kosovar. Shpresojmë që në të ardhmen, në rrethana të përshtatshme, të mund të vazhdojmë me këto përpjekje. Jemi të bindur se ky është një synim i përparësuar nga vetë qytetarët e Kosovës.