FFK publikon gjyqtarët për javën e 4-të të Albi Mall Superligës – Genc Nuza ndan drejtësinë në derbin Prishtina–Drita

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar listën zyrtare të gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e javës së katërt të Albi Mall Superligës, e cila do të zhvillohet këtë të diel. Derbi i javës mes Prishtinës dhe Dritës, i cili do të luhet në orën 20:15, do të drejtohet nga Genc Nuza,…

Sport

11/09/2025 17:51

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar listën zyrtare të gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e javës së katërt të Albi Mall Superligës, e cila do të zhvillohet këtë të diel.

Derbi i javës mes Prishtinës dhe Dritës, i cili do të luhet në orën 20:15, do të drejtohet nga Genc Nuza, një nga gjyqtarët më me përvojë në vend. Ndeshja pritet të jetë tepër interesante, duke pasur parasysh rivalitetin historik mes dy klubeve dhe startin e fortë që kanë pasur në këtë edicion.

Një tjetër përballje që tërheq vëmendje është ajo mes Gjilanit dhe Malishevës, ku gjyqtar kryesor do të jetë Alban Shala.

Në total, të gjitha pesë ndeshjet e javës së katërt do të luhen të dielën. Katër prej tyre do të zhvillohen në orën 15:00, ndërsa derbi Prishtina–Drita do të jetë mbrëmja kryesore e ditës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Njoftimi i plotë nga FFK: