Osman Azemi del nga spitali: “159 ditë mall për me ec…”

Aktori i njohur i humorit, Osman Azemi, është liruar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) pasi ka përfunduar me sukses trajtimin mjekësor pas një aksidenti të rëndë trafiku. Azemi kishte pësuar lëndime serioze dhe për disa ditë ishte i shtrirë në spital, ku iu nënshtrua trajtimit nga ekipi mjekësor. Pas daljes nga QKUK, ai…

ShowBiz

11/09/2025 17:23

Aktori i njohur i humorit, Osman Azemi, është liruar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) pasi ka përfunduar me sukses trajtimin mjekësor pas një aksidenti të rëndë trafiku.

Azemi kishte pësuar lëndime serioze dhe për disa ditë ishte i shtrirë në spital, ku iu nënshtrua trajtimit nga ekipi mjekësor. Pas daljes nga QKUK, ai është shfaqur për herë të parë në publik përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shpreh emocionet e tij pas rikthimit, transmeton lajmi.net.

“159 ditë mall për me ec…!”, ka shkruar aktori në mbishkrimin e videos, duke reflektuar mbi periudhën e vështirë që ka kaluar dhe përpjekjen për t’u rikuperuar.

Rikthimi i tij është pritur me shumë pozitivitet nga ndjekësit dhe adhuruesit e tij, të cilët i kanë uruar shërim të plotë dhe kthim të shpejtë në skenën e humorit./lajmi.net/