Kryenegociatori Besnik Bislimi në Bruksel për takime në kuadër të Dialogut
Në Bruksel janë duke u zhvilluar takime në kuadër të Dialogut Kosovë- Serbi, ku po merr pjesë kryenegociatori nga Kosova, Besnik Bislimi. Kjo për lajmi.net, është konfirmuar nga Klisman Kadiu, këshilltar për Media i zëvendëskryeministrit në detyrë të Kosovës. “Zevendeskryeministri eshte ne Bruksel. Mbi detajet, formatet, takimet e temat e diskutimit, do te informoheni ne perfundim…

Lajme
Në Bruksel janë duke u zhvilluar takime në kuadër të Dialogut Kosovë- Serbi, ku po merr pjesë kryenegociatori nga Kosova, Besnik Bislimi.
Kjo për lajmi.net, është konfirmuar nga Klisman Kadiu, këshilltar për Media i zëvendëskryeministrit në detyrë të Kosovës.
“Zevendeskryeministri eshte ne Bruksel. Mbi detajet, formatet, takimet e temat e diskutimit, do te informoheni ne perfundim te tyre”, ka thënë Kadiu për lajmi.net.
Ndryshe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ishte në Kosovë më 6 gusht, ku pati thënë se situata politike në Kosovë mund të “vonojë gjërat”, duke nënkuptuar zhvillimet në Dialog.
Këtë deklaratë, Sorensen e kishte dhënë para gazetarëve, pas takimeve të ndara që ka zhvilluar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Mirëpo se çfarë do të sjellë ky takim dhe çfarë pritet të diskutohet, pritet të shihet në përfundim të saj. /Lajmi.net/