Rrëzohet një lis pranë RTK-së, bllokohet rruga – intervenojnë Policia dhe zjarrfikësit
Një lis është rrëzuar gjatë ditës së sotme në afërsi të Radiotelevizionit të Kosovës, duke bllokuar rrugën dhe shkaktuar pengesa në qarkullim. Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar për largimin e pemës dhe normalizimin e situatës, raporton lajmi.net Fatmirësisht,…

Lajme
Një lis është rrëzuar gjatë ditës së sotme në afërsi të Radiotelevizionit të Kosovës, duke bllokuar rrugën dhe shkaktuar pengesa në qarkullim.
Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar për largimin e pemës dhe normalizimin e situatës, raporton lajmi.net
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar./Lajmi.net/