Elisa Spiropali në krye të Ministrisë së Jashtme, Rama: Aftësi të spikatura për të mos i pushuar goja
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka propozuar Elisa Spiropalin në krye të Ministrisë së Jashtme. Në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare shprehu kritika për këtë dikaster dhe tha se Spiropali ka aftësitë për të çuar përpara procesin e anëtarësimit në BE. “Ministria e jashtme jeton në një zonë orare tjetër, e ndryshme nga…

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka propozuar Elisa Spiropalin në krye të Ministrisë së Jashtme.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare shprehu kritika për këtë dikaster dhe tha se Spiropali ka aftësitë për të çuar përpara procesin e anëtarësimit në BE.
“Ministria e jashtme jeton në një zonë orare tjetër, e ndryshme nga ora e Shqipërisë ndërkohë që shërbimi i jashtëm ku fatmirësisht kemi disa ambasadorë të nivelit më të lartë europian ecën me xhiro të ngadalësuar dhe nuk jep dot atë që pritet prej tij sidomos në diplomacinë ekonomike kur prej vitesh rezultatet janë modeste, nuk ndryshojnë dhe janë shkurajuese. Në këtë fazë të re kur duhet të përgatitemi për ofensivë diplomatike si asnjëherë më parë se janë negociatat e qeveritë e parlamentet që do të duhet të votojnë anëtarësimin e Shqipërisë ta çojmë në maksimum mbështetjen politike të anëtarësimit dhe na duhet në krye të diplomacisë një profil politik dhe aftësi të spikatur për të mos i pushuar goja që është Elisa Spiropali”, tha Rama.