Policia e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve
Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e dy personave të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, të kryer më 25 korrik 2024, rreth orës 12:00, në fshatin Jezerc të Ferizajt. Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve, të…

Lajme
Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e dy personave të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, të kryer më 25 korrik 2024, rreth orës 12:00, në fshatin Jezerc të Ferizajt.
Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve, të cilët deri më tani nuk janë identifikuar.
Qytetarët që kanë informacione mbi identitetin apo vendndodhjen e tyre mund të njoftojnë stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.