Vjosa Osmani: Babai im s’ka qenë asnjëherë milic i Jugosllavisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e sotme për gazetar të mbajtur në Presidencë, ka folur edhe për aludimet që janë bërë se babai i saj, Raif Osmani, ka qenë polic në kohën e Jugosllavisë. Osmani ka thënë se babi i saj s’ka qenë asnjëherë “milic”, dhe sipas saj ai ka qenë bashkëpunëtor i…

Lajme

11/09/2025 11:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e sotme për gazetar të mbajtur në Presidencë, ka folur edhe për aludimet që janë bërë se babai i saj, Raif Osmani, ka qenë polic në kohën e Jugosllavisë.

Osmani ka thënë se babi i saj s’ka qenë asnjëherë “milic”, dhe sipas saj ai ka qenë bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës.

“Çohen e quajnë babin tim, që ka qenë I burgosur politik e i torturuar  në burgjet e Jugosllavisë, e quajn milic. Ai asnjëherë s’ka qenë milic, por ka qenë bashkëpuntor I presidentit Rugova”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se është rritur duke e parë babain e saj teksa e arrestojnë policia në kohën e Jugosllavisë dhe thotë se dihet që “jugosllovenët” nuk i kanë torturuar bashkëpunëtorët e tyre”.

“Unë jam rritë duke e arrestuar policia vazhdimisht babin tim, duke mos e ditë për orë të tëra se ku është . Jugosllevënët nuk I kanë torturuar bashkëpunëtorët e tyre ju e dini”, ka thënë ajo.