Osmani tregon se a do të rikandidoj për presidente: Do ta vendosi në ndërkohë
Presidentja Vjosa Osmani, e pyetur nga gazetarët nëse ka përafrim me kryeministrin Albin Kurti dhe se a do të rikandidojë për presidente, tha se do të vendos në ditët e ardhshme për rikandidimin e saj. Osmani tutje tha se jo vetëm në pesë vitet e fundit si presidente por për aq sa njihet me Kurtin…

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani, e pyetur nga gazetarët nëse ka përafrim me kryeministrin Albin Kurti dhe se a do të rikandidojë për presidente, tha se do të vendos në ditët e ardhshme për rikandidimin e saj.
Osmani tutje tha se jo vetëm në pesë vitet e fundit si presidente por për aq sa njihet me Kurtin asnjëherë nuk ka pasur dallimet më të vogla se Kosova duhet të mbrohet nga Vuçiq e Serbia.
“Jo vetëm këto 5 vjet, por aq sa njihem ne kurrë nuk kemi pasur as dallime më të vogla se Kosova duhet të mbrohet nga Vuçiq e Serbia.
Ju po thuani që Vjosa në një linjë me Kurtin. Është mirë të thuhet që Kurti në një linjë me Vjosën. Është e udhës që të thuhet që VV është në një linjë me Osmanin. Ne do të jemi gjithmonë afër e në bashkpunim për të mbrojetur Kosovën nga Serbia.
Unë nuk bashkëpunoj vetëm me Kurtin, por me të gjithë kur është në pyetje Kosova. Dallimi ynë nuk ka qenë kurrë në këtë çështje. A do të rikandidoj do të vendosi ndërkohë”, tha Osmani. /Lajmi.net/