Osmani: Fëmijët e mi nuk kanë faj për qëndrimet e mia politike

Presidentja Vjosa Osmani edhe sot ka folur për vajzat e saj, për të cilat pretendon se po ju cenohet privatësia. Osmani ka theksuar se gjërat marrin një drejtim krejt tjetër kur sulmohen fëmijë të vegjël, të cilët nuk kanë asnjë faj që nëna e tyre mban qëndrime të caktuara politike, qëndrime për të cilat ajo…

Lajme

11/09/2025 10:08

Osmani ka theksuar se gjërat marrin një drejtim krejt tjetër kur sulmohen fëmijë të vegjël, të cilët nuk kanë asnjë faj që nëna e tyre mban qëndrime të caktuara politike, qëndrime për të cilat ajo shprehet krenare dhe do të jetë gjithmonë, jo vetëm gjatë kohës sa është në politikë.

“Ajo që ndodhi dje, me publikimin e një sërë shpifjesh, është e papranueshme. Por besoj se për qytetarët e Kosovës, dhe për çdo prind, është e qartë se dy fëmijë të vegjël, në asnjë moment, nuk dëshirojnë të jenë të përcjellë nga mbrojtja e afërt. Kjo është shumë e dëmshme për psikologjinë e tyre, për rritjen e tyre. Është pengesa më e madhe për zhvillimin e vajzave të mia”, ka theksuar ajo. /Lajmi.net/