Vazhdon kërkimi për autorin e vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk

Personi që qëlloi për vdekje aktivistin e njohur konservator Charlie Kirk në SHBA mbetet ende i lirë, pas asaj që policia e quajti një “sulm i synuar” në një kampus kolegji në Jutah. Besohet se vetëm një person ka qenë i përfshirë në të shtënat, tha guvernatori i Jutah-ut, Spencer Cox, i cili e quajti…

Bota

11/09/2025 09:14

Personi që qëlloi për vdekje aktivistin e njohur konservator Charlie Kirk në SHBA mbetet ende i lirë, pas asaj që policia e quajti një “sulm i synuar” në një kampus kolegji në Jutah.

Besohet se vetëm një person ka qenë i përfshirë në të shtënat, tha guvernatori i Jutah-ut, Spencer Cox, i cili e quajti vrasjen e Kirk “atentat politik”

Presidenti Donald Trump e përshkroi vrasjen e Kirk si një “ditë të errët për Amerikën” dhe e fajësoi retorikën e “së majtës radikale” për shkaktimin e dhunës politike.