Policia e Kosovës me aksion në veri të vendit- kryhen bastisje e sekuestrohen armë e municion ushtarak

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovë është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Mitrovicë të Veriut. Në këtë aksion policia kreu bastisje të shumta në lokacione të ndryshme, meqë rast janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake. Si rezultat i këtyre bastisjeve, një person është arrestuar dhe në një rast tjetër u…

Lajme

11/09/2025 08:48

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovë është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Mitrovicë të Veriut.

Në këtë aksion policia kreu bastisje të shumta në lokacione të ndryshme, meqë rast janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, një person është arrestuar dhe në një rast tjetër u identifikua një i dyshuar.

Në rastin e tretë të operacionit, Policia ka kontrolluar një shtëpi banimi në lagjen Korile, Komuna e Zveçanit, ku pronari i objektit ka njoftuar se posedonte dy armë me leje të UNMIK-ut, të cilat kishte deklaruar se i kishte transferuar në Serbi. Gjatë kontrollit, në shtëpi u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël e municionit.

Në njoftimin e policisë thuhet se duke u bazuar në informacione operative dhe me qëllim parandalimin e humbjes së mundshme të provave materiale, Policia kreu bastisje shtesë në objektet përcjellëse të të dyshuarit./Lajmi.net/