Gallapeni: Me zemër e shpirt për Kosovën

Pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në fitoren historike të Kosovës ndaj Suedisë, Dion Gallapeni ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh plot ndjenja për vendlindjen. “Me zemër e shpirt për Kosovën, çdo hap në fushë bartë ëndrrat e një vendi të tërë, krenar dhe i lumtur që përfaqësoj vendlindjen time,” ka shkruar Gllapeni. Mesazhi…

Sport

10/09/2025 11:59

Pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në fitoren historike të Kosovës ndaj Suedisë, Dion Gallapeni ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh plot ndjenja për vendlindjen.

“Me zemër e shpirt për Kosovën, çdo hap në fushë bartë ëndrrat e një vendi të tërë, krenar dhe i lumtur që përfaqësoj vendlindjen time,” ka shkruar Gllapeni.

Mesazhi i tij pasqyron krenarinë dhe përkushtimin që shfaqën “Dardanët” në fushë, duke dhuruar një nga fitoret më të rëndësishme në historinë e kombëtares.

Dion Gllapeni ishte një nga lojtarët më të spikatur në këtë ndeshje, duke fituar duartrokitjet e tifozëve për lojën e tij të jashtëzakonshme.