KQZ fton qytetarët të kontrollojnë adresën e qendrës së votimit për zgjedhjet e 12 tetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të kontrollojnë paraprakisht adresën e qendrës së tyre të votimit për zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor 2025. Nëpërmjet platformës elektronike të KQZ-së, e cila është e disponueshme në adresën https://qv.kqz-ks.org, çdo qytetar mund të informohet në…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të kontrollojnë paraprakisht adresën e qendrës së tyre të votimit për zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Nëpërmjet platformës elektronike të KQZ-së, e cila është e disponueshme në adresën https://qv.kqz-ks.org, çdo qytetar mund të informohet në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për vendndodhjen e saktë të qendrës së votimit, transmeton lajmi.net.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njofton se kjo platformë do të jetë e qasshme vazhdimisht, përfshirë edhe ditën e zgjedhjeve, duke ndihmuar kështu në shmangien e paqartësive dhe vonesave gjatë procesit të votimit.
Elezi bën thirrje që qytetarët të përdorin këtë shërbim online për të qenë të përgatitur dhe për të garantuar një proces zgjedhor sa më të qetë dhe transparent./lajmi.net/