Kosova U21 mposhtet në “Fadil Vokrri” nga Spanja – Tovërlanit nuk i “dhezin” ndryshimet në formacion
Kosova U21 ka pësuar humbje nga Spanja me rezultat 1:3, ndeshje e vlefshme për fazën kualifikuese për Kampionatin Evropian. “Dardanët” e rinj të udhëhequr nga Afrim Tovërlani hynë në këtë ndeshje me ndryshime të shumta në formacion, por që nuk prodhuan rezultat, transmeton lajmi.net. Golin për Kosovën e shënoi Arianit Hasani në minutën e 22-të,…

Sport
Kosova U21 ka pësuar humbje nga Spanja me rezultat 1:3, ndeshje e vlefshme për fazën kualifikuese për Kampionatin Evropian.
“Dardanët” e rinj të udhëhequr nga Afrim Tovërlani hynë në këtë ndeshje me ndryshime të shumta në formacion, por që nuk prodhuan rezultat, transmeton lajmi.net.
Golin për Kosovën e shënoi Arianit Hasani në minutën e 22-të, që u asistua nga Erion Sadriu.
Për Spanjën shënuan Roca, Nino dhe Bravo. Spasnja pas dy ndeshjeve i ka 6 pikë në grupin A për kualifikime në Kampionatin Evropian, aq sa ka edhe Finlanda.
Kosova mbetet në kuotën e 1 pike pas dy ndeshjeve. As ndeshjen e kaluar, U21-shat e udhëhequr nga Tovërlani nuk fituan, duke barazuar me rezultat 0:0 me Rumaninë.
Loja e ardhshme do të jetë kundër San Marinos me 14 tetor në Prishtinë./lajmi.net/