Osmani: Lista Serbe është larguar edhe më herët nga institucionet – kjo nuk e ka bllokuar funksionimin e shtetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media të mbajtur sot, ka kritikuar pezullimin e punës së Kuvendit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se shteti nuk mund të bllokohet për shkak të një pozite që nuk është plotësuar nga Lista Serbe. Ajo rikujtoi se bojkoti institucional nga kjo parti nuk është…

Lajme

09/09/2025 12:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media të mbajtur sot, ka kritikuar pezullimin e punës së Kuvendit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se shteti nuk mund të bllokohet për shkak të një pozite që nuk është plotësuar nga Lista Serbe.

Ajo rikujtoi se bojkoti institucional nga kjo parti nuk është diçka e re, raporton lajmi.net

“Duhet kujtuar se nuk është hera e parë që Lista Serbe largohet nga institucionet e Kosovës. Që nga viti 2022 kemi pasur largimin e tyre nga Kuvendi, nga Policia – dhe kjo nuk e ka bllokuar funksionimin e shtetit që të ecë përpara,” u shpreh Osmani.

Presidentja theksoi se funksionimi i institucioneve nuk mund të varet nga vullneti i një subjekti politik që, siç tha ajo, në mënyrë të përsëritur e ka dëmtuar rendin kushtetues të vendit./Lajmi.net/