UEFA shkruan për spektaklin në “Fadil Vokrri”: Kosova tronditi Suedinë

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka shkruar për fitoren spektakolare të Kosovës kundër Suedisë. “Kosova shënoi një fitore mbresëlënëse ndaj Suedisë në një natë kur Kroacia, Danimarka dhe Zvicra shënuan fitore të mëdha në kualifikueset evropiane për Kupën e Botës FIFA 2026, ndërsa Italia shënoi një fitore emocionuese me nëntë gola”, ka shkruar UEFA në…

Sport

08/09/2025 23:57

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka shkruar për fitoren spektakolare të Kosovës kundër Suedisë.

“Kosova shënoi një fitore mbresëlënëse ndaj Suedisë në një natë kur Kroacia, Danimarka dhe Zvicra shënuan fitore të mëdha në kualifikueset evropiane për Kupën e Botës FIFA 2026, ndërsa Italia shënoi një fitore emocionuese me nëntë gola”, ka shkruar UEFA në faqen zyrtare të saj.

Ndryshe, Kosova në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorë, pësoi humbje ndaj Zvicrës, por tri pikë i fitoi sonte karshi Suedisë në “Fadil Vokrri”.