Buja: Entuziazmi i qytetarëve është dëshmi se fitorja në Lipjan është e jona
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja sot ka takuar qytetarë nga kjo komunë dhe u shpreh i kënaqur me pjesamrrjen e tyre, si një përgjigje ndaj thirrjes së tij për ndryshim. “Pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve janë dëshmia më e fortë se ajo që e themi çdo ditë po bëhet…

Lajme
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja sot ka takuar qytetarë nga kjo komunë dhe u shpreh i kënaqur me pjesamrrjen e tyre, si një përgjigje ndaj thirrjes së tij për ndryshim.
“Pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve janë dëshmia më e fortë se ajo që e themi çdo ditë po bëhet realitet:
Fitorja në Lipjan është e jona!”, shkroi Buja mes tjerash
Postimi i plotë:
Jam jashtëzakonisht i kënaqur me përgjigjen masive të qytetarëve të Lipjanit ndaj thirrjes sime për ndryshim.
Takimi i sontëm, së bashku me deputetet e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Sala Jashari, me mbështetësit e kandidates sonë për Kuvend Komunal, Egzona Gashi, e dëshmoi këtë më së miri.
Pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve janë dëshmia më e fortë se ajo që e themi çdo ditë po bëhet realitet:
Fitorja në Lipjan është e jona!