Kosovë – Suedi, nis pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”
Ka nisur pjesa e dytë e përballjes mes Kosovës dhe Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. “Dardanët” po hyjnë në këtë fraksion loje me epërsi pas dy golave të shënuar në pjesën e parë, me autor Elvis Rexhbecajn dhe Vedat Muriqin. Atmosfera në shkallët e stadiumit vazhdon të jetë e zjarrtë, ndërsa tifozët po…

Sport
Ka nisur pjesa e dytë e përballjes mes Kosovës dhe Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Dardanët” po hyjnë në këtë fraksion loje me epërsi pas dy golave të shënuar në pjesën e parë, me autor Elvis Rexhbecajn dhe Vedat Muriqin. Atmosfera në shkallët e stadiumit vazhdon të jetë e zjarrtë, ndërsa tifozët po japin mbështetje të pandalshme për kombëtaren.
Tani mbetet të shihet nëse Kosova do ta menaxhojë avantazhin apo Suedia do të arrijë të reagojë në këtë 45-minutësh të dytë./kp