Dogana e Kosovës sekuestron 20 mijë euro të padeklaruara në Jarinje

Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar Jarinjë, gjatë një kontrolli rutinë të automjeteve që hynin në territorin e Kosovës, kanë zbuluar dhe sekuestruar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej afro 20,000 euro. Mjetet monetare janë gjetur në posedim të një shtetasi të Serbisë, i cili po hynte në territorin e Republikës së Kosovës. Paratë e…

Lajme

08/09/2025 14:33

Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar Jarinjë, gjatë një kontrolli rutinë të automjeteve që hynin në territorin e Kosovës, kanë zbuluar dhe sekuestruar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej afro 20,000 euro.

Mjetet monetare janë gjetur në posedim të një shtetasi të Serbisë, i cili po hynte në territorin e Republikës së Kosovës. Paratë e sekuestruara përbëheshin kryesisht nga monedha në dinarë serb, ndërsa pjesa tjetër në valutën euro. Mjetet monetare nuk ishin deklaruar sipas rregullave doganore në momentin e hyrjes.

“Sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës çdo shumë monetare mbi 10,000 euro që hyn ose del nga territori i vendit duhet të deklarohet pranë autoriteteve doganore. Mosdeklarimi i këtyre mjeteve përbën shkelje ligjore dhe i nënshtrohet procedurave administrative dhe ndëshkuese, si dhe hetimeve të mëtejshme”,thuhet në njoftimin për media./Lajmi.net/