Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”
Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar para ndeshjes së rëndësishme ndaj Izraelit, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, duke përçuar një mesazh human, por edhe profesional. “Unë jam një person që mbron paqen; dëshiroj paqe në të gjithë botën. Të shohësh civilë dhe fëmijë që humbasin jetën më thyen…

Sport
Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar para ndeshjes së rëndësishme ndaj Izraelit, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, duke përçuar një mesazh human, por edhe profesional.
“Unë jam një person që mbron paqen; dëshiroj paqe në të gjithë botën. Të shohësh civilë dhe fëmijë që humbasin jetën më thyen zemrën. Por edhe ne duhet të bëjmë punën tonë, Izraeli është në grupin tonë dhe ne duhet të luajmë”, ka deklaruar Gattuso në konferencën për media, transmeton lajmi.net.
Ndeshja Izrael–Itali zhvillohet më 8 shtator, duke filluar nga ora 20:45, në stadiumin Nagyerdei në Debrecen, Hungari.
Kjo sfidë është pjesë e fazës kualifikuese për turneun më të madh të futbollit botëror që do të mbahet në vitin 2026./lajmi.net/