“11 Prebrezë në fushë, me trajner Valon Prebrezën” – Nushi ironizon: Formacioni zyrtar kur të merr VV pushtetin në FFK
Valon Prebreza është një nga emrat më të përmendur ditët e fundit. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Fushë Kosovës, njëkohësisht drejtor për Mbikëqyrjen e Ndërmarrjeve Publike, po etiketohet si person që ka kryer punësime të shumta familjare e fisnore në ndërmarrje publike si Ujësjellësi dhe KEK-u, transmeton lajmi.net. Ndërkohë, postimet ironizuese në lidhje…

Lajme
Valon Prebreza është një nga emrat më të përmendur ditët e fundit.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Fushë Kosovës, njëkohësisht drejtor për Mbikëqyrjen e Ndërmarrjeve Publike, po etiketohet si person që ka kryer punësime të shumta familjare e fisnore në ndërmarrje publike si Ujësjellësi dhe KEK-u, transmeton lajmi.net.
Ndërkohë, postimet ironizuese në lidhje me këtë çështje nuk po mungojnë.
Nol Nushi nga PSD ka publikuar një formacion futbolli me 11 Prebrezë në fushë dhe me trajner Valon Prebrezën.
“Formacioni zyrtar kur të merr VV pushtetin në FFK”, ka shkruar me ironi Nushi në postimin e tij. /Lajmi.net/