VV shpërblen kryetarin e degës në Dragash – ZRRE i licencon kompaninë për tregtim të energjisë elektrike
Njerëzit e VV-së ia kanë mësyrë tregut të energjisë në vend. Sot është bërë e ditur se edhe një kompani e lidhur ngushtë me partinë në pushtet është licencuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tregti me energji elektrike. Bëhet fjalë për kompaninë “Energy for Change L.L.C”, në pronësi të Erzen Krasniqit, i…

Lajme
Njerëzit e VV-së ia kanë mësyrë tregut të energjisë në vend. Sot është bërë e ditur se edhe një kompani e lidhur ngushtë me partinë në pushtet është licencuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tregti me energji elektrike.
Bëhet fjalë për kompaninë “Energy for Change L.L.C”, në pronësi të Erzen Krasniqit, i cili është udhëheqës i Qendrës së VV-së në Dragash, raporton “Paparaci”.
Vendimi është marrë në një mbledhje të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), në të cilën janë miratuar licencat e aktivitetit të furnizimit me energji elektrike edhe për dy kompani të tjera: “Norëegian PX Kosovë SH.P.K.” dhe “BE Poëer SH.P.K.”.
Anëtari i Bordit të ZRrE-së, Ymeridin Misini, ka deklaruar se kompanitë në fjalë i kanë përmbushur të gjitha kriteret, prandaj janë licencuar për këtë treg.
“Dokumentet i kanë plotësuar në përputhje me kërkesat, po ashtu edhe dëshmitë. Konsideroj se aplikacioni është vlerësuar sipas rregullave dhe në përputhje me legjislacionin për një periudhë 5-vjeçare, si licencat tjera,”, është shprehur Misini.