Nuredin Drenica për Kurtin: Ky tuc duhet të lajmërohet në Prokurori, me jep llogari për korrupsion
I akuzuari për kërcënim ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Nuredin Selmani, i njohur si Nuredin Drenica, ka folur për media pas seancës së sotshme. Ai në prononcimin para gazetarëve i është drejtuar me termin “tuc” kryeministrit në detyrë dhe i ka kërkuar atij që të paraqitet në Prokurori për të dëshmuar për korrupsion, transmeton…

Lajme
I akuzuari për kërcënim ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Nuredin Selmani, i njohur si Nuredin Drenica, ka folur për media pas seancës së sotshme.
Ai në prononcimin para gazetarëve i është drejtuar me termin “tuc” kryeministrit në detyrë dhe i ka kërkuar atij që të paraqitet në Prokurori për të dëshmuar për korrupsion, transmeton lajmi.net.
“…një gjë dua ta ceki se ky tuc duhet të lajmërohet çdoherë në Prokurori, t’i përgjigjet Prokurorisë, sepse duhet me dhanë përgjigjësi për parën e shtetit, parën e popullit.”
“Unë konsideroj se jam i pafajshëm. Po e theksoj përsëri ligji, prokuroria e gjykatat duhet të respektohen në maksimum, po i tham edhe njëherë tucit, kur të thërret Prokuroria duhet me u lajmëru e me jep llogari për korrupsionin që është jashtëzakonisht i lartë në Kosovë.”, përfundoi ai./lajmi.net/