Kritikat e Plenkoviqit për BE-në, Kuçi: Serbia po nxitet kundër vendeve fqinjëve
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka kritikuar Bashkimin Evropian për heshtjen e tyre karshi sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023. E njohës të sigurisë në vend vlerësojnë se kjo heshtje nga Bashkimi Evropian e nxitë Serbinë që të përsërisë veprime të tilla. Plenkoviq i cili mori pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, foli…

Lajme
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka kritikuar Bashkimin Evropian për heshtjen e tyre karshi sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023. E njohës të sigurisë në vend vlerësojnë se kjo heshtje nga Bashkimi Evropian e nxitë Serbinë që të përsërisë veprime të tilla.
Plenkoviq i cili mori pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, foli për situatën politike në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat që shoqërojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Veç tjerash, kryeministri kroat ka përmendur edhe sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Gurakuç Kuçi theksoi se me këto veprime Bashkimi Evropian po e nxitë Serbinë që të bëjë veprime tjera terroriste, jo vetëm Kosovë por edhe vendeve tjera si Kroacia.
Sipas tij, Kroacia e njeh shumë mirë rrezikun që vjen nga Serbia.
“E njohin mjaftë mirë heshtja e sulmeve terroriste si në rastin e Banjskës çka nënkupton për çështjen e Serbisë, nënkupton që Serbia realisht është duke u nxitur që të bëjë veprime të tjera dhe po ashtu ata kanë edhe plane të tjera kundër Kroacisë dhe kundër vendeve të tjera. Tashmë disa prej planeve të tyre janë zbuluar edhe publikisht dhe kjo është përmendur ku Serbia ka pas vazhdimisht tendenca të ndryshme. Heshtja e çështjes së Bansjkës është duke u përdorur si një çështje strategjike nga Bashkimi Evropian, ku për interesat e tyre të ndryshme siç janë çështja e litiumit dhe çështje të tjera, janë duke heshtur çështjen e Bansjkës dhe po ashtu janë duke i bërë një lloj respresioni diplomatik Kosovës nëpërmjet sanksioneve, nëpërmjet veprimeve të ndryshme”, tha ai.
Kuçi konsideron se shteti kroat e ka rritur vigjilencën karshi çështjeve të sigurisë që kanë të bëjnë me Kosovën pas marrëveshjes ushtarake të arritur në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.
“Sigurisht që tani Kroacia është shumë më e vëmendshme ndaj çështjeve të sigurisë që kanë të bëjnë me Kosovën dhe sigurisht janë shumë të vëmendshëm ndaj këtyre çështjeve si rasti i Banjskës dhe po ashtu është rritur vëmendja për çështje të sigurisë për shkak se kanalet e komunikimit pas kësaj marrëveshje më të fuqishme dhe më të mira dhe janë më të vetëdijshëm për orkestrimet që i bënë Serbia kundrejtë Kosovës dhe ata janë duke shprehur të vërtetën dhe alarmi nga mos reagimi i BE-së kundrejt Serbisë për masa konkrete që duhet t’i marrin për frenimin e Serbisë dhe ata e dinë që nëse këto masa nuk merren si për rastin e Banjskës kundrejt Serbisë, atëherë Serbia do të vazhdoj me iniciativa të tjera terroriste kundër fqinjëve të saj përfshinë Kosovën dhe Kroacinë dhe në këtë rast po ashtu kjo është një vëmendje që realisht BE duke toleruar një vend terrorist i cili po ashtu edhe i strehon terroristët edhe bashkëpunon me ta si në rastin e Radojçiqit, Veselinoviqit”, tha ai.
Në Forumin Strategjik të Bledit, kryeministrit i Kroacisë, Andrej Plenkoviq foli edhe për rrezikun për luftë civile në Serbi pas protestave masive që po ndodhin kundër regjimit aktual në këtë shtet.
E njohësi i aspekteve të sigurisë, Gurakuç Kuçi vlerëson se një luftë civile në Serbi paraqet rrezik edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Serbia mund të gjendet para një lufte civile për shkak se me rezistencën e madhe që mund t’i bëjë populli policia fillon të lodhet, popullsia fillon të nxitet të armatoset me mjete të ndryshme të ashpërsojnë protestat e tyre dhe në këtë moment mund të kemi një shpërthim të luftës civile në Serbi, Por, kërcënimi dhe rreziku tjetër është që përbënë kjo çështje është për të mbrojtur regjimin e brendshëm, Vuçiq mund të marrë masa kundër vendeve fqinje të tij për ta shpërndarë krizën dhe po ashtu për ta futur në një vorbull konflikti dhe zone fragjile të gjithë Ballkanin Perëndimor”, theksoi ai.
Më 24 shtator 2023 në fshatin Bansjkë të Zveçanit ndodhi sulmi më i rëndë terrorist nga një grup serbësh karshi Kosovë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku. Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare e dënuan këtë sulm dhe kërkuan që autorët e këtij sulmi, për të cilët kanë dhënë dëhshmi se janë në mbështetje të plotë të shtetit serb, të dalin para drejtësisë.
Ndërsa, aktakuza për këtë sulm terrorist u ngrit nga Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator 2024.
Aktualisht procesi gjyqësor po vazhdon kundër katër personave që janë në paraburgim, ndërsa për 42 vazhdojnë të jenë në arrati. Përgjegjësinë për këtë sulm e pati marrë Milan Radojçiq.