Ramosaj shpreh ngushëllime për vdekjen e tre të rinjve në Luksemburg
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka shprehur ngushëllime familjeve për vdekjen e tre të rinjve nga një aksident në Luksemburg. Ai ka thënë se ky lajm për humbjen e dy vëllezërve nga Isniqi i Deçanit dhe një nga Peja, i ka tronditur të gjithë. “Një lajm tepër i rëndë na tronditi të…

Lajme
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka shprehur ngushëllime familjeve për vdekjen e tre të rinjve nga një aksident në Luksemburg.
Ai ka thënë se ky lajm për humbjen e dy vëllezërve nga Isniqi i Deçanit dhe një nga Peja, i ka tronditur të gjithë.
“Një lajm tepër i rëndë na tronditi të gjithëve, dy vëllezërit nga Isniqi, Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj, si dhe i riu Edonik Kastrati nga Peja, humbën jetën tragjikisht në Luksemburg. Në këto momente të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Bajraktaraj e Kastrati, si dhe të gjithë të afërmve të tyre, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë e durim për ta përballuar këtë dhembje. Shpirti i tyre u prehtë në paqe!”, ka shkruar Ramosaj. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: