Tragjike: Humb jetën një 35 vjeçar në Mushtisht, pasi dyshohet se u godit nga vinçi derisa po punonte
Sot rreth orës 14:30, Emergjenca në Suharekë ka njoftuar se kanë pranuar një person me lëndime të rënda. Policia ka dal në vendngjarje dhe janë informuar se kanë pranuar personin me inicialet P.O, rreth 35 vjeçar nga fshati Mushtisht pa shenja jete, shkruan lajmi.net. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi,…

Lajme
Sot rreth orës 14:30, Emergjenca në Suharekë ka njoftuar se kanë pranuar një person me lëndime të rënda.
Policia ka dal në vendngjarje dhe janë informuar se kanë pranuar personin me inicialet P.O, rreth 35 vjeçar nga fshati Mushtisht pa shenja jete, shkruan lajmi.net.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për lajmi.net se në lidhje me këtë incident janë informuar të gjitha njësitet kompetente, duke përfshirë edhe inspektorin e punës.
“Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se viktima, gjatë punës në një kompani në fshatin Mushtisht, Komuna e Suharekës, duke operuar me një ngarkues (vinç), në rrethana ende të paqarta, është goditur rëndë në kokë. Për shkak të lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’i mbijetojë. Njësitet e hetuesisë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kujdestar, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin si vepër penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës””, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/