Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen e gjyqtarit Avdullah Mecini: Ishte intelektual i madh dhe shembull i përkushtimit në profesion e shoqëri

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gjyqtarit mbikëqyrës të Gjykatës Themelore të Mitrovicës – Dega në Skenderaj, Avdullah Mecinit. Lushtaku ka thënë se Mecini ishte një intelektual i madh, burrë i vendosur dhe shembull i përkushtimit në profesion e në shoqëri. “Humbja e tij është goditje e…

Lajme

28/08/2025 16:14

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gjyqtarit mbikëqyrës të Gjykatës Themelore të Mitrovicës – Dega në Skenderaj, Avdullah Mecinit.

Lushtaku ka thënë se Mecini ishte një intelektual i madh, burrë i vendosur dhe shembull i përkushtimit në profesion e në shoqëri.

“Humbja e tij është goditje e rëndë jo vetëm për familjen, por edhe për drejtësinë e shoqërinë tonë në përgjithësi, ndërsa do ta kujtojmë gjithmonë për virtytet e tij njerëzore. Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mecini, kolegët, miqtë dhe dashamirët. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Lushtaku. /Lajmi.net/