OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës nga institucionet
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Në një reagim publik, OVL e UÇK-së ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Bashës nga institucionet e vendit si dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës.…

Lajme
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
Në një reagim publik, OVL e UÇK-së ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Bashës nga institucionet e vendit si dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës.
“Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës. Arsyeja për nisjen e hetimeve dihet. Pjesëmarrja në luftë speciale propagandistike kundër UÇK-së dhe Kosovës Lidhja personale dhe bashkëpunimi me persona të dyshimtë, përfshirë bashkëpunëtorë nga Maqedonia e Veriut që ndikojnë në integritetin tonë. Nëse nuk përfillen kërkesat tona, ne obligohemi të ndërmarrim veprime tjera për të cilat do t’iu njoftojmë me kohë”, tha Gucati para mediave.