Çeku prezantoi ekipin për Kuvendin Komunal: Prishtina është zemra e Kosovës, kur zemra rreh fortë edhe Kosova merr frymë më lirshëm

Kandidati për kryetar i Komunës së Prishtinës nga VV, njëherit edhe ministër në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrullah Çeku ka prezantuar dje ekipin për Kuvendin Komunal. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këta njerëz do të jenë shtylla e vizionit për kryeqytetin, pasi sipas tij kjo garë nuk është vetëm…

Lajme

28/08/2025 13:25

Kandidati për kryetar i Komunës së Prishtinës nga VV, njëherit edhe ministër në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrullah Çeku ka prezantuar dje ekipin për Kuvendin Komunal.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këta njerëz do të jenë shtylla e vizionit për kryeqytetin, pasi sipas tij kjo garë nuk është vetëm për kryetarin, por për drejtimin që merr Prishtina.

“Lista jonë është lista e shpresës, e guximit dhe e përfaqësimit. Gjysma e kandidatëve janë gra, bartësja e listës është grua, dhe në dhjetëshen e parë gjashtë janë gra. Përkrah tyre janë profesionistë, aktivistë, mësues, punëtorë, të rinj e të moshuar, një pasqyrë e gjallë e Prishtinës sonë. Për Lëvizjen VETËVENDOSJE, Prishtina është gjithmonë zemra e Kosovës. Dhe ne e dimë mirë: kur zemra rreh fort, edhe Kosova merr frymë më lirshëm”, ka shkruar Çeku.

Ai ka thënë se vizioni i tyre quhet “Prishtina 20235 – një qytet i jetueshëm, i pastër, i gjelbër”.

“Një kryeqytet ku asnjë fëmijë nuk mbetet pas, asnjë i moshuar nuk mbetet vetëm, dhe asnjë lagje a fshat nuk mbetet në harresë. Fitorja e Prishtinës është fitore e të gjithëve”, ka shkruar Çeku. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: