Kryeziu: Shtetin e kanë kapur po e mbajnë peng 120 hajgarexhi të pandërgjegjshëm
Ismet Kryeziu nga IKD ka reaguar pasi Kuvendi ka mbetur pa konstituuar edhe sot, pasi që nuk u votua nënkryetari serb i Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se shtetin e kanë kapur dhe po e mbajnë peng 10 hajgarexhi të pandërgjegjshëm. “Pse këta hajgarexhi po refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin dhe po e ndalojnë zhvillimin…

Lajme
Ismet Kryeziu nga IKD ka reaguar pasi Kuvendi ka mbetur pa konstituuar edhe sot, pasi që nuk u votua nënkryetari serb i Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se shtetin e kanë kapur dhe po e mbajnë peng 10 hajgarexhi të pandërgjegjshëm.
“Pse këta hajgarexhi po refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin dhe po e ndalojnë zhvillimin e shtetit? Çfarë peshe ka një nënkryetar i Kuvendit, pavarësisht etnisë apo bindjeve, që një Republikë të mbahet peng për të? Në një vend ku qytetaria dhe përgjegjësia do të kishin vlerë, vendi i këtyre “kapësve të shtetit” do të ishte në kontinjerin e bërrllogut – ashtu siç ndodh në disa shtete tjera”, ka thënë Kryeziu. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: