Basha bën thirrje deputetëve që të votohet Nenad rashiq: Është një akt patriotik, që ta kemi një nënkryetar që punon për interesat e Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, i cili është zgjedhur të martën pas disa muajsh bllokadë, Dimal Basha ka mbajtur sot konferencë për media. Ai ka folur edhe në lidhje me rrjedhën e seancës së sotme të Kuvendit, ku pritet të votohet nënkryetari nga deputetët serbë. Basha iu ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë Nenad…

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, i cili është zgjedhur të martën pas disa muajsh bllokadë, Dimal Basha ka mbajtur sot konferencë për media.
Ai ka folur edhe në lidhje me rrjedhën e seancës së sotme të Kuvendit, ku pritet të votohet nënkryetari nga deputetët serbë.
Basha iu ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë Nenad Rashiqin, i cili është propozuar njëherë dhe nuk i ka marrë votat e nevojshme për t’u bërë nënkryetar.
“Rashiq nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për nënkryetar herën e parë, janë edhe dy mundësi tjera. Lista Serbe po refuzon të kandidohet, është moment historik dhe bëj thirrje të gjithë deputetëve që është një mundësi jashtëzakonisht e madhe”, ka thënë Basha.
Votimin e Nenad Rashiqit, Basha e ka parë si akt patriotik.
“Mendoj se është një akt patriotik që sot ta votojmë dhe në kryesi të Kuvendit ta kemi një nënkryetar që e njeh Republikën e Kosovës dhe punon për interesat e saj. Ju bëj thirrje të gjithë deputetëve që ta themelojmë Kuvendin që po presin qytetarët tash e 4 muaj dhe të vazhdojmë me afatet për të formuar Qeverinë”, ka shtuar Basha. /Lajmi.net/